TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2025, 18:00

Aksident i rëndë në Durrës, 48-vjeçari me motor përplaset nga kamioni

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, 48-vjeçari me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme parë pranë mbikalimit të urës së Dajlanit në Durrës.

Mësohet se një 48-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor, është përplasur nga një kamion.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje