TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2024, 19:31

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas të

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur një person.

Automjeti me drejtues një 46-vjeçar ka përplasur një të moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë.

80-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje