
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur “Kthesa e Dukatit”.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person.
Një mjet tip BMW me targë AC379FM, i drejtuar nga shtetasi A. M., gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me një automjet tip Benz me targë AB749TD.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Benz, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po heton rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje