Kronike16 Qershor 2023, 11:48

Aksident i rëndë në Lezhë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lezhë, raportohet për viktima dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku mësohet se në fshatin Balldre janë përplasur 2 automjete.

Si pasojë e aksidentit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur. 

"Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.

Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën", njofton policia.

aksident lezhe viktima te plagosur