TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2025, 20:54

Aksident i rëndë në Lezhë, tre të plagosur dërgohen në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Lezhë, tre të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Lezhës, në kryqëzimin e Ishull Shëngjinit. Dy automjete janë përplasur me forcë mes tyre dhe si pasojë njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë pranë kryqëzimit.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona. Të lënduarit u dërguan fillimisht në spitalin e Lezhës, por më pas janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi gjendja e tyre kërkonte ndërhyrje më të avancuar.

Burimet paraprake flasin se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një automjet që u ka prerë rrugën makinave që po lëviznin në drejtim të Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Lini një Përgjigje