TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2024, 18:47

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja humb kontrollin e mjetit; plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja humb kontrollin e mjetit;
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës e njohur si "Guri i Kuq".

Një automjet tip “Volvo”, që drejtohej nga një femër, ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me barrierat e rrugës e më pas ka përfunduar në murin mbrojtës.

Mësohet se është plagosur drejtuesja e mjetit dhe vajza e saj 2-vjeçe e cila ishte pasagjere, të cilat u transportuan menjëherë drejt spitalit ku po marrin ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e mjetit çka ka shkaktuar humbjen e kontrollit nga drejtuesja.

Ndërkohë, policia rrugore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse.

"Më datë 09.05.2024, rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë" në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. 

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje