
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku janë përplasur 2 automjete. Për pasojë janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar në spital.
Ndërkohë zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e 2 personave të bllokuar në njërin prej automjeteve. Aksidenti ka ndodhur pranë Rrëshenit dhe raportohet se disa prej të plagosurve janë në gjedje të rëndë.
Sipas burimeve policore, deri tani flitet se kanë mbetur të plagosur në total 5 persona, ku mes tyre ka qenë dhe një i mitur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.
Nga fotoja e mësipërme shihet se një prej automjeteve është dëmtuar tërësisht te pjesa e parme, çka do të thotë se makinat janë përplasur ballazi. Dyshimet janë se shkak ka qenë një parakalim i gabuar ose shpejtësia e lartë.