TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 20:55

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përfundon në kanal; 5 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përfundon në
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në rrethrrotullimin e Novoselës, në autostradën Vlorë-Levan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal. 

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur pesë persona. Të rinjtë, pasi u nxorën nga automjeti, po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përfundon në

 

Lini një Përgjigje