TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 16:12

Pamje të reja nga atentati në Rinas, tre persona i zënë pritë makinës dhe zbrazin armët! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pamje të reja nga atentati në Rinas, tre persona i zënë

Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave...

Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani (Sheqeri). 

Në pamje shihet qartë momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.

Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.

Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, në një moment atij i ngec arma dhe një tjetër person afrohet dhe i jep një tjetër armë njërit prej autorëve dhe ai afrohet drejt mjetit ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.

8 Komente

  1. d
    dreni

    Hahahhahaahaha. Policia shtetit

    1. A
      Arditi

      Shtet bordello, shtet prej letre. Kjo vudeo tregon me se miri sa i pafuqishem eshte ky shtet perballë krimit. Nje aks dhe zone qe ka patur pafund ngjarje te renda dhe prape perseriten. Ministrja bashke me Drejtorin e pergjithshem te policise te zhduken nga syte kembet se na e shpifen. Eshte minimumi. E turpshme

      1. B
        Besa

        Nuk kuptoj nje gje. Pse nuk shprehen per kete ngjarje terrori as Ministresha as Drejtori policise?! Nuk e ndjejne pergjegjesi?! Apo s'kane ca te thone? Pse jeni ju aty, per cfare?! I njihni pergjegjesite qe keni?! Kjo ngjarje sidomos ka nevoje per analize. Dy gjera ka ose1- bashkepunim i shtetit me keto grupe duke u bere pale2- Paaftesi dhe dorezim i plote i shtetit perballe krimit. Papergjegjesia rshte bere mode tashme. Dikish vjedh 50 mln euro as e rruan fare. Vriten njerezit ne mes te dites ne mes te vendit prape as nje reagim. Ore ca po behet keshtu. Keta jane kalbur fare si qeveri, jane qelbur si peshku, nga koka. Politikane plera qe vetem vjedhin dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi.

        1. l
          liu

          Te hane kokat e njeri tjetrit ka thene Edvini dhe ca prisni o vllezer po ha nga syte kembet me gjithe familje

          1. A
            AAA

            Me sa duket edhe krimi e policia hane dardha e kumblla mbas kraheve te Rames. I ziu Pallosh i gjate. Ja fut dhe Belinda e jo me krimi.

            1. a
              adi

              Pra krisma nuk ka patur. Dhe nese ka patur ato kane qene diku larg. Shqiperia shenoj vitin qe shkoi nr rekord te turisteve 12 milion. Asgje nuk ka ndodhir, çerkundrazi ky vend shkon nga fitorja ne fitorje.

              1. j
                junior

                Mos e merzisni mbretin me keto gjera. Ai mendon larg, mendon anetaresimin ne BE ne 2030. S'ka asnje mundesi dhe pse sh vone. Nuk ka mundesi se nuk e vendos vetem ursula qe e kane blere keta. Gjitjsesi ne 2030 pasi te kene vjedhur dhe nja 1 miliard euro mund ta shtyjne dhe nje 5 vjecar. Por vertet po mundohen.

                1. x
                  xxx

                  Keta atentatorez duken sikur sa kane dale nga klubi lagjes. As kembet nuk ju mbajne. Megjithate iken per qejf te tyre. Kallashi e beri punen e vet

                  Lini një Përgjigje