TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2024, 18:59

Aksident i rëndë pranë kryqëzimit të Gjadrit, një person plagoset rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë pranë kryqëzimit të Gjadrit, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjence për ndihmë mjekësore në spital.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona te plagosur. Në të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.

Lini një Përgjigje