Vdes shoferi Luftar Braçja, i plagosur shoferi tjetër, Ilir Pujo dhe 4 pasagjerë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Levan të Fierit. 1 person ka humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit në rreth-rrotullimin e Levanit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 5 persona, ku një prej tyre nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Bëhet me dije se ka humbur jetën shoferi Luftar Braçja, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi tjetër, Ilir Pujo dhe 4 pasagjerë. Një nga makinat ra në kanal, zjarrfikësit nxorën të plagosurit nga mjetet.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, të dyja automjetet kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin drejtim njëri pas tjetrit, por dyshohet se drejtuesi i automjeti të dytë ka humbur ndjenjat në timon dhe i pavetëdijshëm ka goditur automjetin para tij, e si pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Dyshohet se shoferi Ilir Pujo ka humbur ndjenjat dhe ka goditur nga pas mjetin e Luftar Braçes. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.

Lini një Përgjigje