Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi lëvizte me armë në makinë.
I riu, Gerald Qordja, banues në Babrru, u ndalua te kryqëzimi i Valiasit, teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe më pas në banesë, u zbuluan një armë zjarri pushkë me municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë), një palë pranga që imitonin ato të Policisë, si dhe një kapuç për maskim.
Policia thotë se arrestimi është pjesë e operacioneve të njëpasnjëshme për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje dhe për të parandaluar rreziqet ndaj sigurisë publike.
"Arrestohet te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.
Sekuestrohen sendet e kundërligjshme.
Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru.
Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit.
Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Lini një Përgjigje