Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.
Mësohet se dy makina janë përplasur, ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e të dy automjeteve.
Nuk janë të pakta herët që banorët kanë protestuar për mungesën e sigurisë në këtë segment rrugor ku thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente.
Lini një Përgjigje