Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, në zonën e njohur si Shijan.
Sipas informacionit paraprak, një automjet tip Ford, me drejtues Leonard Begolli, 64 vjeç dhe një automjet tip Benz në pronësi të Alen Preçit, u përplasën me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë edhe drejtuesit e dy mjeteve. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje