Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur gjatë natës në aksin Shkodër-Lezhë.
Automjeti ka përplasur një këmbësor por drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar ende.
68-vjeçari ishte banues në fshatin Troshan të Lezhës dhe humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Lini një Përgjigje