TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2023, 07:13

Aksident i rëndë në Berat, "Benzi" del nga rruga dhe shpërthen në flakë; plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Berat, "Benzi" del nga rruga dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë, ndërsa janë plagosur 4 persona.

Një makinë tip “Mercedes” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e më tej ka marrë flakë. 4 personat që ndodheshin brenda makinës janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe më pas janë transportuar në spital.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shkuajnë flakët e mjetit.

Ndërkohë që policia në vendngjarje konfirmon se shkak për aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Lini një Përgjigje