
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në aksin “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet është përplasur me një motorr elektrik. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur një 18-vjeçar që drejtonte motorrin dhe një i mitur 17-vjeçar që ndodhej si pasagjer.
Të dy të rinjtë janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme me drejtuesen e automjetit.
"Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një shtetase duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motorr elektrik me drejtues një 18 vjeçar dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.
18 vjeçari dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale", njofton policia.
Lini një Përgjigje