
Një 50-vjeçare me inicialet E.V është arrestuar nga policia pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një personi shumën prej 36 mijë eurosh.
Sipas policisë, 36-vjeçarja ka mashtruar shtetasin me inicialet M.C me pretendimin se do t’i blinte një pronë në Tiranë. Pas pagesës, ajo nuk ka përmbushur detyrimet e saj dhe ka ndërprerë komunikimin me të riun.
“Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, shërbimet policore kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, e dyshuar për veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit financiar.
Sipas hetimeve paraprake, shtetasja E. V. dyshohet se, përmes mashtrimit, i ka marrë një shumë prej 36 000 euro shtetasit M. C., me pretendimin se do t’i blinte një pronë në qytetin e Tiranës. Pas pagesës, ajo nuk ka përmbushur detyrimet e saj dhe ka shmangur komunikimin me viktimën, duke ngritur dyshime për mashtrim të mirëorganizuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje