TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2025, 15:14

Zjarr në një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet

Një pallat në zonën e Radhimës është përfshirë nga flakët këtë pasdite, pas një shkëndije elektrike që ka ndodhur në pjesën e brendshme të ashensorit.

Zjarri është shfaqur në hapësirat e hyrjeve të pallatit, duke shkaktuar tym të dendur dhe panik mes banorëve. Si pasojë, hyrjet dhe daljet e ndërtesës janë bllokuar për shkak të përhapjes së tymit dhe flakëve.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe evakuimin e banorëve.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të zjarrit, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

"Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale.", njofton policia. 

Lini një Përgjigje