Një aksident ka ndodhur në Kuçovë, ku një 30-vjeçar ka përplasur një këmbësor 17-vjeç.
I mituri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për mjekim.
Ndërkohë, bëhet me dije se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
"Arrestohet në flagrancë shtetasin Xh. S., 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas 17 vjeç (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje