Kronike24 Maj 2024, 09:45

Aksidenti i rëndë në Lushnje, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Lushnje, gjendet trupi i pajetë i

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i djeshëm në Fier.

Është gjendur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Fabjol Ibraliut, i cili doli nga rruga teksa ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Ford” dhe ka përfunduar në afërsi të banesave.

Mësohet se trupi i tij është gjendur mëngjesin e sotëm nga banorët brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të shkatërruar nga përplasja e fortë.

Mes lotëve dhe të bërtiturave ata kërkonin ndihmë dhe thërrisnin “bobo e gjetëm”, ndërkohë që vinin duar në kokë.

I riu ishte duke udhëtuar me 160 km/h, ku fillimisht është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të banesave.

Nëna e të riut, kërkonte të birin dhe pyeste policinë se ku është djali. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se i biri i saj ka vdekur.

Një punonjës policie u përpoq ta qetësonte, teksa i tha se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna humbi dhe ndjenjat.