Kronike24 Maj 2024, 10:22

Ndiqnin autobusin me makina private, kush janë të rinjtë nga Kosova që trafikonin armë drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Ndiqnin autobusin me makina private, kush janë të rinjtë nga

Publikohen fotot e të rinjve nga Kosova të cilët u arrestuan ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi 2”.

Ndiqnin autobusin me makina private, kush janë të rinjtë nga
Blerim Krasniqi-Muhamed Krasniqi-Edison Thaçi

Policia ka zbuluar detajet nga operacioni i kryer në Tiranë, ku u sekuestruar 10 armë zjarri që vinin nga Kosova drejt Shqipërisë, me autobus.

Gjatë operacionit në vendparkimin e një terminali autobusësh në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25 vjeç, Muhamed Krasniqi 20 vjeç.

Blerim Krasniqi dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin Edonis Thaçi, një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Më pas, shtetasi Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqi, kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa prej 7 muajsh ishin në përgjim nga policia. Blerim dhe Muhamed Krasniqi, kushërinjtë, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.

Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët, ky grup kriminal ka sjell armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë.

Dyshohet se armët e sjella dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.