Kronike24 Maj 2024, 09:48

Shpërthimi me tritol në Razëm, flet kryetari i Rithemelimit: Nuk ka lidhje me familjen time

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me tritol në Razëm, flet kryetari i Rithemelimit:
Fredi Sterkaj ka reaguar menjëherë pas vendosjes së tritolit në Razëm.

Gjatë një komunikimi jashtë kamerave, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe. Sterkaj thotë se lënda plasëse është vendosur në parkingun publik në afërsi të hotelit të tij.

“Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët”, thotë Sterkaj.

Policia njoftoi se rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të Fredi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe.

Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.    

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

fredi sterkaj