
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit, ku një automjet është përmbysur mbi urën 158 metra të lartë.
Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.
Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavorri që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.
Lini një Përgjigje