
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një i ri.
Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra është përmbysur në rrugë.
Nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë në vend një student i Akademisë së Sigurisë, Arjan Shahaj. Nga të dhënat paraprake thuhet se shkak i aksidentit është bërë rruga e lagësht dhe shpejtësia tej normave të lejuara me të cilat qarkullonte mjeti.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulancat. Ndërkohë që grupi hetimorë po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje