
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e "Plazhit të vjetër" në Vlorë. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 2 shtetas të huaj.
Një automjet në lëvizje përplasi dy këmbësorët, çift turistësh të huaj. Sipas policisë, mësohet se nga përplasja, turistja ka pësuar kontuzione (dëmtime) në kokë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Lini një Përgjigje