TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2026, 15:35

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Arrestohet shoferi, i mituri dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Arrestohet shoferi, i mituri
Pamje nga aksidenti

Dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Durrës. Ngjarja u regjistrua në zonën e Kënetës, rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, ku një automjet përplasi tre fëmijë, të moshës rreth 10 vjeç.

Sipas informacionit paraprak, përplasja rezultoi fatale për dy prej të miturve, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, banor i zonës, është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. 

Paraprakisht raportohet se shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur. Ai ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje