TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2024, 11:32

Aksidenti me një të vdekur në Rinas, publikohen pamjet

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me një të vdekur në Rinas, publikohen pamjet

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i trefishtë me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari, i cili ka ndodhur  mëngjesin e sotëm te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.

Policia njoftoi se janë përplasur makina tip “Benz” me drejtues 53-vjeçarin me iniciale A.B., kamioni “Volvo” me drejtues 45-vjeçarin me iniciale A.R. dhe mjeti tip “Skoda” me drejtues 32-vjeçarin me iniciale G.R.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi 32-vjeçari i “Skodës” dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Janë publikuar pamjet e rënda nga vendi ku ndodhi aksidenti në aksin, Fushë Krujë-Rinas.

Në mjetin Citroen udhëtonin disa të rinj nga Kosova, ku sipas informacioneve të para njëri prej tyre ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit, Benz dhe ai i trajlerit kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa të rinjtë nga Kosova janë plagosur rëndë.

Makina e tyre është mbledhur “sa një grusht” dhe ka përfunduar i ngjeshur pas ndarëseve të rrugës. 

Aksidenti me një të vdekur në Rinas, publikohen pamjet

Lini një Përgjigje