Policia ka vendosur në pranga 56-vjeçarin Ilir Pujo, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur tek “Rotondo e Levanit” ditën e djeshme (6 Gusht).
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 5 persona, ku një prej tyre nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Bëhet me dije se ka humbur jetën shoferi Luftar Braçja, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi tjetër, Ilir Pujo dhe 4 pasagjerë.
Një nga makinat ra në kanal dhe ishin zjarrfikësit që nxorën të plagosurit nga mjetet.
“Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te rrethrrotulli i fshatit Levan, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë humbi jetën. Gjithashtu, nga aksidenti u dëmtuan shtetasi I. P. dhe 4 pasagjerë në 2 automjetet, ku 2 prej të cilëve pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë”,- njofton policia.
Lini një Përgjigje