
Dy shtetase nga Vietnami janë vënë nën hetim nga policia e Vlorës pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni.
Dy shtetaset të moshave 39 dhe 48 vjeç, përdornin një apartament të marrë me qira në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm.
Policia i ka proceduar në gjendje të lirë, ndërsa rasti është duke u hetuar për veprimtari që shkel ligjin.
“Autoritetet nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetaset vietnameze Th. Q., 39 vjeçe, dhe Th. L., 48 vjeçe, pasi dyshohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen ‘28 Nëntori’, Vlorë”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje