Kronike19 Shtator 2023, 19:03

Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, turistja italiane në gjendje të rëndë; niset me helikopter drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, turistja italiane në gjendje të

Turistja italiane që u aksidentua pasditen e së martës në aksin rrugor Pogradec-Lin po transportohet me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. 31 vjeçarja italiane, e cila drejtonte motorin, u përplas me një automjet tip Benz që drejtohej nga një 33 vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motorit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit në rrugë.

Aksidenti në aksin Pogradec-Lin, turistja italiane në gjendje tëAksidenti në aksin Pogradec-Lin, turistja italiane në gjendje të

aksidenti pofradec