Kronike19 Shtator 2023, 16:26

Aksident në aksin Pogradec-Lin, motori me dy turistë të huaj përplaset me makinën; plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Pogradec-Lin, motori me dy turistë të huaj

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një makinë.

Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit. Ndërsa, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident pogradec motor turiste