
Policia ka arrestuar shoferin e autobusit u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Mësohet se shoferi i urbanit është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Autobusi i linjës së Astirit u përfshi në një aksident, në zonën e Pallatit me Shigjeta i cili mori përpara një person me biçikletë. Ky i fundit kishte kaluar semaforin me të kuqe.
Më pas autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përplasur edhe disa makina të parkuara.
Lini një Përgjigje