TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2026, 18:32

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i "TEG"-ut, viktima dhe i plagosuri dyshohen shtetas të huaj  

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i "TEG"-ut, viktima dhe i
Pamje nga aksidenti

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në mbikalimin e TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, pasi një kamion pompë betoni u përplas me një automjet tip "Audi" dhe ra nga mbikalimi.

Sipas burimeve, dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet.

Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 16:20, një kamion me pompë betoni është përplasur me një automjet në rrethrrotullimin e TEG-ut. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse dhe ka rënë nga pjesa e sipërme e rrethrrotullimit në nivelin e poshtëm të aksit rrugor Tiranë-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit tip "Audi", shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

aksident te mbikalimi i tegut

Lini një Përgjigje