TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 19:10

Aksidentohet punonjësi i policisë, shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohet punonjësi i policisë, shpallet në kërkim

Një punonjës policie, jashtë shërbimit, u aksidentua pasditen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa policia ka identifikuar automjetin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, ku një automjet ka përplasur shtetasin A. L, punonjës policie, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit.

“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje