TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2026, 16:56

Aksidentohet urbani i linjës së Unazës në Tiranë, lëndohen disa pasagjerë!

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentohet urbani i linjës së Unazës në Tiranë,
Pamje nga urbani i aksidentuar

Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në kryeqytet, pranë Gjykatës së Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Unazës. Si pasojë e përplasjes, disa pasagjerë kanë pësuar lëndime nga impakti, por fatmirësisht nuk raportohen persona në gjendje të rëndë.

Aksidentohet urbani i linjës së Unazës në Tiranë,

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e autobusit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

aksidentohet urbani i linjës së unazës

Lini një Përgjigje