TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2025, 09:40

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë, arrestohet shoferi; 11-vjeçari ende në reanimacionin te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

Sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë,
Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar Ekerem Skureni, shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në pranga u vu 41 vjeçari Ekerem Skureni. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë,

Një prej 3 të miturve të plagosur ndodhet në gjendje të rëndë.

11-vjeçari J.N, i cili ka marrë goditje në kokë si pasojë e aksidentit, është në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Ndërsa dy të miturit e tjerë, 11-vjeçari O.A. dhe 9-vjeçari E.S. janë në gjendje të qëndrueshme. 

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë,

aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në tiranë

Lini një Përgjigje