
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në lagjen nr. 4 në Durres.
Mësohet se një 26-vjeçar, banues në fshatin Rrashbull ka përplasur me makinë një 80-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
Sipas burimeve, dyshohet se viktima i preu rrugën shoferit. Ndërkohë, i riu është arrestuar nga policia.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje