TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2023, 12:25

Aksion si në filma dje në Tiranë! 22-vjeçarja pa patentë dhe e dehur tentoi t'i ikë policisë, pas ndjekjes bën aksident; plagoset shoku i saj

Shkruar nga Pamfleti
Aksion si në filma dje në Tiranë! 22-vjeçarja pa
Pamje nga vendngjarja

Një 22-vjeçare është bërë shkaktare e një aksidenti dje në Tiranë, teksa ka qenë duke iu ikur forcave të policisë.

Forcat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se kanë konstatuar S.D drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën "Konferenca e Pezës", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tiranë aksident 22-vjeçarja

Lini një Përgjigje