TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2023, 22:35

I riu shqiptar në Itali humb jetën tragjikisht mbrëmjen e maturës, përplaset nga makina

Shkruar nga Pamfleti

I riu shqiptar në Itali humb jetën tragjikisht mbrëmjen e

Një i ri shqiptar në Itali ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e maturës.

Sipas mediave italiane Erlind Muhametaj, 19 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, kishte lindur në Foggia të Italisë dhe jetonte në Latisana.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 19-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal së bashku me 8 shokë e shoqe të klasës dhe 2 mësues, kur u përplas në vijat e bardha nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30. Të rinjtë ishin nisur drejt diskotekës për të vijuar festën.

Kevin Murataj, që do të kishte mbushur 20 vjeç më 3 Shtator, ishte i pari në rresht. Papritur studenti u përplas nga automjeti. Dinamika e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar megjithatë nga të dhënat e para shoferi i makinës kishte ndaluar në mënyrë që të rinjtë të kalonin, por siç duket nuk e kishte parë në kohë që Kevin ishte futur në vijat e bardha.

I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë pa mbërritur ende.

Sipas asaj që shkruan Messaggero Veneto, familja Murataj kishin shkuar në Itali shumë vite më parë. Por asnjëri prej tyre nuk e kishte imagjinuar se do të duhej të përballeshin me një humbje kaq të madhe.

“Kevin po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, shprehet me zërin e ulur daja i 19-vjeçarit, për të mos shkelur heshtjen në familjen që e ka pllakosur dhimbja.

“Ishte një djalë gjithmonë i qeshur, kishte kaq shumë dëshirë për të studiuar, për të punuar, nuk lodhej kurrë”, shtoi ai.

aksident itali

Lini një Përgjigje