TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2024, 14:23

Aksioni i RENEA-s në Shkodër, në banesën e Safet Bajrit u gjetën 19 mijë euro; ishin tek arka e kursimit e gocës 1 vjeçe!

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i RENEA-s në Shkodër, në banesën e Safet Bajrit u

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i RENEA-s ndërmarrë sot me urdhër të SPAK në Shkodër.

Sipas burimeve bëhet e ditur se në shtëpine e Safet Bajrit janë sekuestruar 19 mijë euro, në një arkë kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit. Policia ka thyer arkën dhe i kanë marrë lekët.

Kontrolli në banesë është bërë me vendim gjykate dhe është ndërmarrë në orën 02:00 të mëngjesit. Ndërkohë, që Safet Bajri është lënë i lirë.

Gjithashtu në banesën e Safet Bajrit janë sekuestruar edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.

Prokurorja Elida Kaçkini që ka lëshuar 5 urdhër arreste po heton masakrën e Dobraçit. Urdhër arrestet mund të jenë për atentatin me 4 viktima, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një hetim të ri.

Asnjë prej urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri më tani. 

Ndërkohë 5 makinat e blinduara të cilat janë të sekuestruara, burimet thonë se janë gjetur në banesën e vëllait të Behar Bajrit. Mësohet se vilat e tyre janë pranë njëri-tjetrit.  

Në lagjen Dobraç, gjithashtu bëhet me dije se janë kontrolluar 10 banesa.

 

Lini një Përgjigje