Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme forcat RENEA kanë kryer kontrolle intensive në Shkodër dhe fshatrat përreth nga mbrëmja e së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 12 dhjetor 2024.
SPAK ka urdhëruar kontrolle në Dobraç ku mbetën të vrarë katër persona në atentatin në Shkodër.
Mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Safet Bajrit. Deri më tani nuk raportohet të jenë gjetur sende të jashtëligjshme, por në banesën e Safet Bajrit RENEA ka gjetur rreth 20 mijë euro para cash. Paratë janë gjetur një arke kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit.
Kontrolli në banesë është bërë me vendim gjykate dhe është ndërmarrë në orën 02:00 të mëngjesit, ndërsa Fafet Bajri është lënë i lirë. Gjithashtu jane sekuestruar edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.
Nga masakra e Shkodrës humbën jetë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çiftit i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Ngjarje ende e mbetur pa autor.
Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskompetencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme.
Lini një Përgjigje