TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 18:37

Aksioni në Elbasan, zbulohen emrat e disa prej të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni në Elbasan, zbulohen emrat e disa prej të arrestuarve

Një operacion i madh antidrogë u zhvillua sot në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit, ku policia dhe prokuroria ekzekutuan 30 masa sigurie nga 39 të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. Të arrestuarit janë transferuar në Tiranë dhe ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë bastisjeve në 15 banesa u sekuestruan armë zjarri dhe sasi të ndryshme lëndësh narkotike, ndërkohë që hetimet po thellohen për të zbuluar rrjetin e plotë të aktivitetit të paligjshëm.

Policia ka zbardhur edhe 7 nga emrat e personave të ndaluar ditën e sotme, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike në zonë:

1.       Mariglen Qosja

2.       Bardhyl Grami

3.       Eris Skilja

4.       Mikel Dezhani

5.       Shyqyri Bica

6.       Arjan Bica

7.       Klodian Hakballa

Operacioni u shtri në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit, një zonë e njohur prej kohësh si vatër e grupeve kriminale të lidhura me drogën dhe armët. Burime nga grupi hetimor thonë se 9 masa sigurie të tjera janë ende për t’u ekzekutuar, pasi një pjesë e personave rezultojnë në arrati.

Ky aksion, një nga më të mëdhenjtë e muajve të fundit, vjen në një kohë kur autoritetet po përpiqen të godasin bazat e rrjeteve kriminale lokale që kanë shtrirje edhe përtej Elbasanit. Hetimet do të vazhdojnë me qëllim identifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarve me struktura më të mëdha kriminale në vend.

Lini një Përgjigje