TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 16:48

Akuzohet nga SPAK si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, publikohet fotoja e Aurel Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet nga SPAK si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit,

Personi në foto është Aurel Hoxha, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, në Burrel, për gjakmarrje.

Sipas SPAK-ut, Aurel Hoxha rezulton të jetë pronari i lokalit të njohur “Monopol”, në kryeqytet.  Mëngjesin e sotëm, forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit “Monopol”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së 2020-ës, por nuk e kanë gjetur Aurel Hoxhën, të cilin e kanë  shpallur në kërkim.

Akuzohet nga SPAK si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit,

Sipas të dhënave paraprake të dosjes, Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili ishte vrarë në një ngjarje kriminale në Angli. Ekzekutori i dyshuar i krimit është Sabah Nuzi dhe dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për ekzekutimin e 22-vjeçarit.

Lini një Përgjigje