TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 13:50

Masakra e Urës Vajgurore, GJKKO lë në fuqi vendimin; burg përjetë për Fran Marashin

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Urës Vajgurore, GJKKO lë në fuqi vendimin; burg
Fran Marashi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. 

Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore , ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë. 

Kur ndodhi masakra?

Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Autoblinda e policisë ka ulur kapakët dhe është nisur në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë 50-60 m rrugë, është goditur nga një predhë antitank nga vila e Protoduarëve.

Dëshmitari okular Lulzim Nexhipi ka thënë se në këtë moment mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse si dhe është parë Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Pas kësaj janë dëgjuar dy gjuajtje të fuqishme dhe blindi ka marrë zjarr, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen duke u djegur brenda në blind policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano si dhe janë plagosur dy policë Thimi Tanku dhe Ylli Dhamo.

Nga të shtënat u vra edhe një qytetar Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment rastësisht. Sipas prokurorisë, autorë të krimit ishin anëtarët e bandës së drejtuar nga familja Protoduari.

Që prej 13 dhjetorit të 2024-ës Fran Marshi ishte i izoluar në regjimin 41 Biss.

fran marashi masakra ne uren vajgurore

Lini një Përgjigje