Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur, është lënë sot në burg nga gjykata e Tiranës.
37-vjeçari Valter Bami është arrestuar për armëmbajtje pa leje, dhe është i dyshuar për atentatin e ndodhur në Larushk rreth një javë më parë.
Në një komunikim për mediat avokati i Bamit theksoi se janë të gjithë pamjet filmike dhe se sipas tij, Valteri kur ka ndodhur atentati ka qenë në banesën e tij, me nënën dhe fëmijët.
"Një mikrogrimcë baruti sot në gjykatën shqiptare bëhet armë. Valter Bami ka një armë sportive me leje prej 3 vitesh. Dyshova se mos do na sjellë ndonjë gjë të re prokurori, por sot gjykata ndodhet në një version shumë të dobët profesional. Na thuhet se ka rrezik dalje Valter Bami, por ne kemi të drejtë të shkojmë ne çdo vend të botës. Lidhet edhe me faktin se ka qenë i dënuar në 2018.
Gjykata vepron në mënyre arbitrare nga opinioni dhe presioni që bëhet për qytetarë të tillë. Klienti im tha se në orët kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në banesë. Celulari memorizonte lëvizjet që ka bërë klienti im.
Ne po shokohemi me këtë informacione, pasi nuk i atribuohet Valter Bamit për veprën që ka ndodhur në Larushk,. Ai është sjellë për armëmbajtje pa leje dhe i është gjetur vetëm një grimcë baruti. S’kam informacion për marrëdhënien e tij me Gentian Bejtjan."- tha avokati i tij.
Kujtojmë se në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja, në Larushkë, mbeti i vrarë Ramazan Sino 28 vjeç dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të biznesmenit Bejtja.Kur ndodhi ngjarja Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ka qenë në banesën e tij kur ka ndodhur krimi. Sa për gjurmët e barutit ka thënë se ka me leje një armë gjueti me të cilën bën qitje.
Valter Bami dhe Gentjan Bejtja janë në përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë dyshime të forta se Bejtja mund të flasë dhe dëshmojë për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.
Më 4 korrik 2023 Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, i shpëtoi për herë të tretë atentatit, ndërsa mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe u plagosën dy djemtë e mitur.
Atentati u shënua rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës.
Lini një Përgjigje