TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2025, 11:18

Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet

Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.

Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

Kujtojmë se Bertil Alliaj, 32 vjeç, u kap i fshehur në zonën malore të Gjormit, pasi vrau djalin e xhaxhait të tij, 36-vjeçarin Dalan Alliaj. Ky i fundit kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e xhaxhait të tij në Gjorm, ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit.

Bertil Alliaj është kapur 5 orë pas krimit, ndërsa vendndodhja e tij është zbuluar përmes dronëve. I konsideruar si një person me rrëzikshmëri të lartë, teksa është ishte i dënuar me 35 vite burg në mungesë për atë që njihet si masakra e Çoles ku në 2015-ën mbetën të vrarë 3 persona në një kazino, në operacionin për kapjen e 32-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie, përfshi edhe ato speciale të drejtorisë vendore të Vlorës.

Video e publikuar tregon momentet e arrestimit të Bertil Alliajt, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se e përdori për të vrarë djalin e xhaxhait të tij.

Nga pamjet e publikuara, Bertil Alliaj shfaqet pa pranga në duar, i rrethuar nga forca të shuma policore, teksa e mbajnë nga krahët dy efektivë.

Lini një Përgjigje