Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më parë në Orikum së bashku me Flodian Plakun.
Tre prej të arrestuarve janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Konkretisht për shtetasit Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim dhe Ligor Doko pronar i hotelit ku u arrestua Plaku. Gjithashtu, edhe për Julian Aliajn i cili u kap me pistolete është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërsa për shtetasin Armando Dano, berberi me origjinë nga Shkodra, Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Të ndaluarit janë:
• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,
• Armando Dano, berber nga Shkodra,
• Ligor Doko, pronari i hotelit ku u arrestua Plaku,
• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.
Kujtojmë se 42-vjeçari Flodian Plaku u arrestua disa ditë më parë ndërsa fshihej në një hotel në Orikum. Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.
Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua. Ndërsa Julian Aliaj që u kap me pistoletë, i dënuar me parë për trafik droge.
Lini një Përgjigje