
Imer Manahasa është arrestuar nga policia e Elbasanit në kuadër të operacionit policor të koduar “Katërkëndëshi”.
43-vjeçari u arrestua në flagrancë në banesën e tij, pasi dyshohet si anëtar i një grupi kriminale për vepra të rënda penale.
Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij: armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak si dhe lëndë narkotike.
Më pas, policia ka kryer kontrolle edhe në disa ambiente të tjera: (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Imer Manhasa akuzohet për disa vepra penale si: Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, punësim i paligjshëm, ndërtimi i paligjshëm si dhe falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.' thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve u zbulua se 43-vjeçarit të cilit iu sekuestrua municioni kishte ndërtuar një objekt pa leje. Për këtë rast janë shoqëruar në polici edhe disa persona të tjerë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë shtetasit I. M., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Punësimi i paligjshëm", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje