TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2023, 14:36

Artan Tafani zbulon dy linjat e trafikut të kokainës, GJKKO rivlerëson nesër masat e sigurisë për grupin e Laert Haxhisë

Shkruar nga Pamfleti
Artan Tafani zbulon dy linjat e trafikut të kokainës, GJKKO
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

Pasi Prokuroria e Elbasanit shpalli moskopetencë, grupi i Laert Haxhiut do të hetohet në SPAK, nga prokurori i posaçëm Behar Dibra.

Pritet që brenda ditës së hënë, SPAK t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme për rivlerësimin e masave të sigurisë për grupin e Laert Haxhiut.

Dosja nga Elbasani ka ardhur që në datë 20 Tetor, ndërsa prokurori pritet ta dorëzojë brenda ditës së hënë kërkesën në Gjykatën e Posaçme për rivlerësimin e masave të sigurimit.

SPAK ka studiuar thëniet e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Burimet bëjnë me dije se Tafani ka folur edhe për dy linja të trafikut të kokainës jashtë vendit. I penduari ka treguar edhe emra konkretë në lidhje me këtë çëshjte. SPAK do të nisë letërporosi drejt disa vendeve të BE-së për të mësuar më shumë mbi personat e përfshirë. 

Tafani ka treguar edhe kodet e Sky ECC që janë përdorur nga grupi i Laert Haxhiut. Përpos 18 ngjarjeve kriminale që janë dokumentuar nga prokuroria e Ebasanit, Tafani ka folur edhe për krime të tjera. Thëniet e tij do të verifikohen nga hetuesit nëse lidhen me ngjarjet që kanë ndodhur dhe me proceverbalet që ka policia.

Haxhiu dhe pjesa tjetër e të arrestuarve, akuzohen se janë autorë të 4 vrasjeve në Shqipëri, si dhe për disa plane vrasjesh dhe  ngjarjeve të tjera me shpërthim tritoli.

Disa prej ngjarjeve janë ende në proces verifikimi dhe hetimi.

Laert Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për atentatin ndaj Xhulio Shkurtit tek komisariati i policisë në Lushnje në vitin 2016.

Ndërkohë është duke u gjykuar në SPAK për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në vitin 2017. Edhe në këtë ngjarje shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Barës.

Laert Haxhiu dhe pjesa tjetër e të arrestuarve, akuzohen se janë autorë të 4 vrasjeve në Shqipëri, 2 në Greqi dhe disa plane vrasjesh dhe  ngjarjeve të tjera me shpërthim tritoli.

31-vjeçari është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatave atje për ekstradim. Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Gerti Lalës në vitit 2010, ndërkohë vijon gjykimi në SPAK për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në vitin 2017, ngjarje në të cilën shënjestër e sulmit ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

laert haxhiu spak

Lini një Përgjigje